HOME    Missing Claimants     FAQ     Legal Framework     Claim Statistics     Claim Publications     Regional Offices     Decisions    About Us

Rreth HPD-së dhe HPCC-së

About the HPD and HPCC (English)

O HPD-u i HPCC-u (Srpski)

 

Duke u përpjekur për të ndryshuar efektin shkatërrues të konfliktit dhe trashëgimin e diskriminimit, u morr vendim që të vendoset një proces për rregullimin të drejtat banesore dhe pronësore. Kësaj i duhet një kornizë e qëndrueshme ligjore e bazuar në të drejtat dhe parimet ndërkombëtare njerëzore.


Më 15 nëntor 1999, UNMIK-u miratoi Rregulloren 1999/23 për themelimin e Drejtoratit për çështje Banesored dhe Pronësore (HPD) dhe Komisionin e Kërkesave Banesore dhe pronësore (HPCC) për të rregulluar të drejtat banesore dhe pronësore në Kosovë dh për të zgjedhur ngatërresat e pronave të banimit. HPD-ja dhe HPCC-ja ishin themeluar veçanërisht për të krijuar një mekanizëm të paanshëm dhe të pavarur për zgjidhjen e kërkesave duke shfrytëzuar ekspertizën ligjore ndërkombëtare dhe vendore.

Puna e HPD-së dhe HPCC-së drejtohet me rregulloren e UNMIK-ut 2000/60, e cila erdhi në fuqi më 31 tetor 2000.

HPD-ja pjesërisht shërben si sekretariat i HPCC-së. HPD-ja përgaditë kërkesat dhe zhvillon studimet ligjore, dhe të gjitha kërkesat e pazgjidhura ia drejton HPCC-së për të gjykuar për to. HPD-ja poashtu i administron objektet e banimit të braktisura dhe ato shoqërore nëpër Kosovë. Personeli i HPD-së ngërthen në vete avokatë dhe administratorë nga komuniteti ndërkombëtar, si dhe nga Kosova dhe operon në kuadër të UNMIK-ut.

HPCC-ja vepron si trupë kuazi-juridike, e përbërë nga tre komisionerë (Alan Dodson nga Afrika e Jugut, Veijo Heiskanen nga Finlanda, dhe Aqif Tuhina nga Kosova). Vendimet e marra nga HPCC-ja janë përfundimtare dhe nuk janë objekt rishqyrtimi nga ndonjë autoritet tjetër juridik në Kosovë.

Komisionerët ndërkombëtarë

Alan Dodson (Afrika e Jugut), kryetar i Komisionit të Kërkesave Banesore dhe Pronësore, është ekspert botëror në zgjidhjen e ngatërresave pronësore në shoqëritë tranzicionale. Ai është avokat i Gjykatës së Lartë të Afrikës së Jugutm ku specializon ligjin pronësor, kushtetues dhe administrativ. Ka shërbyer për pseë vjet si gjykatës në Gjykatën e Kërkesave mbi Tokën të Afrikës së Jugut, ka kryesuar Komisionin Përpilues të Ligjit mbi Pylltarinë, dhe tani kryeson Këshillin Kombëtar Konsultativ të Pyjeve në Afrikën e Jugut. Botimet e tij kanë mbuluar të drejtat e banimit dhe ligjin mbi ambientin.

Veijo Heiskanen (Finlanda) është i Këshillit të Lalive dhe partnerët në Gjenevë dhe anëtar i Komitetit Drejtues mbi Përpunimin e Kërkesave Ndërkombëtare në masë në Gjykatën e Përhershme të Gjykimit. Më parë sekretar i përgjithshëm dhe gjykatës i vjetër i kërkesave në Tribunalin e zgjidhjes së kërkesave në Cyrih, ai gjithashtu ka shërbyer edhe në Komisionin e Kompensimeve të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Tribunaline Ankesave të Shteteve të Bashkuara – Iranit në Hagë, dhe si ekspert i Komisionit të Gjykimit të Konferencës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë. Botimet e tij kanë mbuluar të drejtën ndërkombëtare dhe gjykimin.


Komisioneri Vendor

Aqif Tuhina (Kosovë / Maqedoni) është avokat mbrojtës në Prishtinë. Karriera e tij e gjatë dhe e shquar si gjykatës përfshinë nëntë vjet në vendin e gjykatës në gjyq të Gjykatës Supreme të Kosovës. Ai specializon edhe në çështjet civile (patundshmëritë) dhe çështjet penale. Gjithashtu kohëve të fundit ka shërbyer si këshilltar për Departamentin e çështjeve Juridike në Kosovë duke i trajnuar policët ndërkombëtarë civilë.

Raporti Periodik

Janar-Mars 2003

 

 

 

HPD Organigram