PRONAT NĖN ADMINISTRIM
HPD ėshtė e autorizuar me Rregulloret e UNMIK-ut 1999/23 dhe 2000/60
tė administrojė pronat e braktisura tė banimit.
Alineja 12
e Rregullores sė mėvonshme paraqet procedurėn e hollėsishme tė marrjes
sė pronės nėn administrim, qė nga fillimi deri nė mbarim.
Shkurtimisht, njė pronė banimi mund tė vendoset nėn administrim (a) me marrjen e
vendimit pėr kėrkesėn; (b) me kėrkesėn e bartėsit tė sė drejtės pronėsore; (c) nė rast tė
dėshtimit pėr tė marrė riposedimin pas dėbimit dhe (d) nėse prona ėshtė e braktisur.
Pėr sa kohė qė prona gjendet nėn administrim, tė drejtat e posedimit i takojnė HPD-sė.
Administrimi merr fund me kėrkesėn e bartėsit tė sė drejtės pronėsore. Duke respektuar
kėrkesėn e tillė, HPD do tė dėrgojė urdhėrin pėr dėbim me tė cilin banuesit aktual
i kėrkohet ta lirojė pronėn brenda 90 ditėsh. Administrimi i pronės ligjėrisht merr
fund me marrjen e pronės nė posedim nga bartėsi i sė drejtės pronėsore.
HPD mund tė lėshojė njė urdhėr pėr riposedim lidhur me pronėn nė ēdo kohė nėse (a) banuesi
aktual nuk ka nevojė pėr strehim humanitar; (b) strehimit tė dhėnė humanitar i ka kaluar
afati; apo (c) pėrfituesi i strehimit humanitar nuk ka nevojė pėr tė apo nuk i plotėson kushtet..
HPD bėn pėrpjekje tė arsyeshme pėr tė zvogėluar rrezikun e dėmtimit tė pronave nėn administrim.
Megjithatė, nuk mban kurrfarė pėrgjegjėsie ligjore nė rast tė dėmtimit tė pronės, tė humbjes
apo dėmtimit tė brendisė sė saj.
Lista e pronave nėn administrim - tė paraqitura sipas numrave
Pronat janė tė renditura sipas adresės
|