|
FJALORTH
- Procedure Permbledhese
Kėrkesa nė tė cilėn paraqitėsi i kėrkesės pohon se ai/ajo ka qenė pronarė, posedues apo bartės i sė drejtės sė banimit tė pronės banesore para 24 mars 1999 (ndryshe e njohur si kėrkesė e kategorisė C) e paraqitur pranė HPD nė bazė tė nenit 1.2(c) tė Rregullores sė UNMIK-ut Nr. 1999/23, e cila ėshtė e pakontestueshme, mund tė konsiderohet nga HPCC si procedurė pėrmbledhėse.
Nė raste tė tilla HPCC mund tė bėjė urdhėr pėr kthim tė posedimit tė pronės nėse ka dėshmi tė kėnaqshme se paraqitėsi i kėrkesės ka qenė nė posedim tė pakontestueshėm tė pronės para 24 mars 1999, shih nenin 23 tė Rregullores sė UNMIK-ut 2000/60.
- Prona e bashkuar
Kjo nėnkupton tokėn dhe ndėrtesat qė shfrytėzohen nga paraqitėsi i kėrkesės apo qė janė pronė e tij, qė krijojnė njė njėsi fizike me njė pronė banesore, shih nenin 1 tė Rregullores sė UNMIK-ut 2000/60.
- Prona e braktisur
Cilado pronė, pronari i sė cilės apo poseduesi i ligjshėm dhe familja e tij e kanė lėshuar atė pronė pa vullnetin e tyre, pėr arsye jo tė mungesės sė rastėsishme, dhe ajo pronė tani ėshtė e zbrazėt apo ilegalisht e banuar, shih nenin 1 tė Rregullorės sė UNMIK-ut 2000/60..
- Pronė e administruar
HPD-ja ėshtė e autorizuar tė administroj banimet e braktisura pėr qėllime tė dhėnjes sė ndihmės shtėpiake tė personave tė zhvendosur apo rrefugjatėve. Mund tė bėjė urdhėr qė tė vihet njė pronė nė administrimin e HPD-sė nė ndonjerėn prej kėtyre rrethanave:
(a) Me pajtimin e palėve qė marrin pjesė nė kėrkesė/ankesė;
(b) Nėse paraqitesi i kėrkesės kėrkon, duke u percjellur ajo me vendimin e komisionit duke konfirmuar tė drejtėn pronėsore tė paraqitėsit tė kėrkesės;
(c) Si pasojė e dėbimit tė banorit aktual, nėse paraqitėsi i kėrkesės dėshton tė riposedoj pronėn brenda 14 ditėsh prej njoftimit pėr ekzekutimin e dėbimit;
(d) Kur nuk ėshtė paraqitur asnjė kėrkesė pėr pronėn, dhe ajo pronė ėshtė e zbrazėt apo banori aktual i pronės nuk kėrkon asnjė tė drejtė pronėsore pėr atė pronė; apo
(e) Kur nuk paraqitet asnjė kėrkesė pėr atė pronė, me kėrkesen e pronarit apo bartėsit tė sė drejtės sė banimit.
Pėrderisa prona ėshtė e administruar nga HPD-ja, tė drejtat e posedimit nga ana e pronarit apo bartėsit tė sė drejtės sė banimit janė tė suspenduara nė interes tė publikut.
HPD-ja mund tė jap leje tė pėrkohshme personave qė tė baonjė nė pronė nėn administrimin e sajė nė bazė tė kushteve dhe rrethanave qė i sheh si tė nevojshme HPD-ja, si dhe ėshtė e obliguar tė vendos kritere pėr ndarjen e pronave tė kėtij lloji. Kjo nuk duhet tė keqkuptohet si vėnje e obligimit tek HPD-ja pėr adresimin e ēėshtjeve humanitare/sociale; kjo pėrgjegjėsi qartė bie mbi PISG, dhe diskutohet nė kėtė dokument mė poshtė me titullin nevojat pėr banim banimi humanitar.
Urdhėrat pėr dėbim nė lidhje me pronėn nėn administrim tė HPD-sė
Kur pronari apo bartėsi i sė drejtės sė banimit tė pronės qė gjendet nėn administrim tė HPD-ė e njofton HPD-nė se dėshirojnė tė kthehen nė pronė, HPD do tė dorėzoj njė urdhėr dėbimi duke kėrkuar prej banorit aktual tė lėshoj pronėn nė afat prej 90 ditėsh. Kur banori aktual nuk e pėrfill urdhėrin qė tė lėshoj pronėn, HPD do tė procedoj me lėshimin e autorizimit pėr ekzekutimin e urdhėrit tė dėbimit.
Duhet tė mirret parasyshė se HPD poashtu mund tė lėshoj urdhėr dėbimi nė lidhje me pronėn nėn administrim nė ēdo kohė nė ndonjerėn prej rrethanave tė poshtėshėnuara:
- kur banori aktual nuk i pėrmbush kushtet pėr leje tė pėrkohshme ;
- kur leja e pėrkohshme ka skaduar;
- kur bartėsi i lejes sė pėrkohshme dėshton nė pėrmbushjen e kushteve pėr akomodim nė baza humanitare apo nuk vepron me kushtet dhe rregullat e lejės sė pėrkohshme.
Administrimi i pronės nga HPD-ja pėrfundon pas riposedimit tė pronės nga pronari apo bartėsi i sė drejtės sė banimit, shih tutje neni 12 i Rregullorės sė UNMIK-ut 2000/60 kliko kėtu pėr tu lidhur drejtperdrejt me nenin 12.
- Prona Banesore
Patundshmėria e cila me 24 mars 1999 ėshtė pėrdorur si vendbanim. Mund tė jetė shtėpi apo apartament, cilado pronė shoqėrore, dhe cilado pronė e bashkuar, shih nenin 1 tė Rregullores sė UNMIK-ut 2000/60. Prona e bashkuar ėshtė e pėrshkruar me sipėr me titullin .prona e bashkuar .
- Qendra e thirrjeve
Qendra e thirrjeve kontakton dhe pranon thirrje prej paraqitėsve tė kėrkesave nė baza ditore nė mėnyrė qė tė jap atyre tė dhėna mė tė reja mbi kėrkesat e tyre, tė aranzhoj pėr njoftimet/mbledhjen e vendimeve dhe tė mirret me qėshtjet nė lidhje me procesim dhe implementim tė kėrkesave dhe vendimeve.
Numri i Qendrės sė thirrjeve ėshtė + 381 (0) 38 249 936, apo mund ta kontaktoni poashtu me email administrator@hpdkosovo.org apo nė ndonjė prej numrave tė telefonave apo faksave tė vendosura nėpėr zyret e stafit tė HPD-sė, apo nė http://www.hpdkosovo.org/contactus.htm.
- Rast inventari
Prona qė gjindet nėn administrim tė HPD-sė ex officio, pasues i mandatit tė HPD-sė siq pėrshkruhet nė nenin 1.1 tė Rregullorės sė UNMIK-ut 1999/23.
- Riposedimi
Pas njoftimit mbi kėrkesėn e suksesshme, paraqitesi i kėrkeses mund tė kėrkoj riposedim tė pronės sė kėrkuar kjo ėshtė njėri prej opcioneve tė implementimit qė paraqitėsi i kėrkesės mund tė kėrkoj, siq u diskutua mė sipėr me titullin Implementimi.Kėrkesa duhet tė bėhet me shkrim, preferohet qė tė plotėsohet dhe nėnshkruhet forma ekzistuese Kėrkesė pėr dėbim. Pas pranimit tė asaj kėrkese nga paraqitėsi i suksesshėm i kėrkesės, HPD do tė kėrkoj prej cilitdo banorė aktual tė asaj prone pėr ta liruar pronėn brenda 90 ditėve.
Nėse banori nuk e liron pronėn vullnetarisht, HPD do tė lėshoj urdhėr pėr dėbimin e tij prej pronės nė fjalė. Dėbimet janė diskutuar me titullin Dėbimi me sipėr.
Paraqitėsi i kėrkesės do tė informohet, mė sė shumti, shtatė ditė para datės sė dėbimit, dhe brenda 24 orėve pasi qė tė ekzekutohet dėbimi. Pasi qė tė ekzekutohet dėbimi paraqitėsi i kėrkesės kėrkohet qė menjėher tė hyjė nė riposedim tė asaj prone.
Pas dėbimit, HPD ėshtė plotėsisht e ēliruar prej ēfarėdo pėrgjegjėsie nė lidhje me atė pronė. Rasti mbyllet dhe HPD nuk do tė ndėrmarr asgjė mė tutje.
Procedurė e ngjashme aplikohet kur paraqitėsi i suksesshem i kėrkesės e vendosė pronėn nėn administrim tė HPD-sė dhe, pas njė kohe, e informon HPD-nė se dėshiron ta riposedoj pronėn e tijė/sajė, shih tutje nenin 12 tė Rregullores sė UNMIK-ut 2000/60.
<< i Mėparshėm i Ardhshėm >>
|